Lajme
Hekuran Murati e kumton në Facebook lajmin që deshi ta japë në konferencën që gazetarët e bojkotuan
Demokracia
19:51 | 25 Janar 2023

Share:

Mediat kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, shkak u bë vonesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.

Në konferencë pritej që të dilnin ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Meqë Murati nuk pati mundësi ta mbante konferencën, ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar për lajmin që do ta tregonte në konferencë, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

⚡️ Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar 💰 për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P12”.

Kursejeni energjinë elektrike!

Të ngjashme