Lajme
Nipi i famshëm i Besnik Bislimit kandidat për guvernator në BQK: Këta janë emrat e tjerë
Demokracia
16:10 | 24 Janar 2023

Share:

Ka nisur procesi i intervistimit të kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në mesin e kandidatëve është edhe Gëzim Tosuni, nipi i famshëm i Besnik Bislimit, i cili ishte emëruar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, si anëtar për ta monitoruar punën.

Megjithatë, Tosuni në këtë emërim kishte konflikt interesi, pasi ai mbante edhe pozitën e anëtarit të bordit për nostrifikimin e diplomave në Ministrinë e Arsimit.

Në mesin e kandidatëve të tjerë është edhe guvernatori aktual, Fehmi Mehmeti, raporton Infokus.

Kandidatët:

Fehmi Mehmeti

Shkendije Himaj,

Nexhat Kryeziu,

Emanuel Bajra,

Mentor Nimani,

Bezad Halilaj,

Artan Ajazaj,

Valdrin Krasniqi,

Mentor Geci,

Genc Rraci,

Ardian Uka,

Ahmet Ismaili,

Lulzim Ismajli,

Gëzim Tosuni

Të ngjashme