Suvenirin më të çuditshëm e ka kërkuar një tifoz në Nuevo San Mames nga trajneri Carlo Ancelotti. Ai i ka kërkuar çamçakëzin, që zakonishme tekniku italian i skuadrën ‘los blancos’ përtyp gjatë ndeshjeve.
Të tjerë kërkojnë një fanelë të futbollistit të tyre të preferuar, madje duke vendosur edhe pankarta në tribuna, për t’i bërë më të dukshme kërkesën e tyre.
Të tjerë duan topin e ndeshjes, ose një aksesor lojtari. Diçka për t’u kujtuar atyre përvojën dhe që do të jetë e spikatur në koleksionin e tyre të futbollit.
Ajo që një tifoz donte të merrte si kujtim nga Carlo Ancelotti, në fundin e ndeshjes Atletico Bilbao – Real Madrid me siguri askush nuk e priste.
Trajneri italian teksa po largohej nga pankina, pas fitores së merenges (0-2) në “San Mames”, ka parë një tifoz që i kërkonte çamçakëzin! Edhe pse fillimisht i befasuar, Carletto iu përgjigj kërkesës dhe i dha atij një çamçakiz, me fansin që e kapi momentin në një video të Tik Tok.
Personally if that was me I’m framing Ancelotti’s gum. pic.twitter.com/vGEYEyqigf
— ? (@MadridZone7) January 23, 2023