Lajme
LVV e përuroi me pompozitet | Gjendja e mjerueshme e rrugës në veri që u shtrua dy javë më parë
Demokracia
15:54 | 20 Janar 2023

Share:

Rruga Preten-Dedi-Bistricë që lidh fshatrat veriore të banuar me shqiptarë me ato të jugut ka pësuar dëme të pariparueshme si shkak i vërshimeve. Kjo rrugë u shtrua 20 ditë më parë dhe u urua me pompozitet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në fotografitë e siguruara, shihet se si rezultat i rritjes së nivelit të lumit të Bistricës, rruga është demoluar bashkë me hekurat rrethues, ndërsa uji kalon mbi rrugën, shkruan Demokracia.com.

Rruga u shtrua 20 ditë më parë dhe u përurua me pompozitet nga Lëvizja Vetëvendosje. Në njoftimin për shtrimin e rrugës, thuhej se “gjërat po ndryshonin për të mirë”.

“Vazhdon rregullimi i rrugëve dhe urës së fshatit, si asnjëherë më parë. Në rrethana normale nuk do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por bëhet fjalë për një zonë të lënë anash sa politikisht aq edhe me mbështetje infrastrukturore e atë të shërbimeve. Praktikisht kjo ka qenë zonë e inekzistencës shtetërore. Por, gjërat po ndryshojnë, për të mirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Të ngjashme