Lajme
Dëmtohet ura te Liqeni i Badovcit
Demokracia
23:33 | 19 Janar 2023

Share:

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës. Për pasojë shumë banorë e kanë pasur të vështirë lëvizjen, e në shumë rast është dashur edhe ndihma e ekipeve emergjente, policisë si dhe vullnetarëve për t’iu dal në ndihmë banorëve në evakuim.

Dëme së fundi ka pasur tek ura në Liqenin e Badovcit.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.

Të ngjashme