Lajme
Kurti e shkarkon anëtarin e Bordit të SHSKUK-së, të dyshuar për ryshfet
Demokracia
19:16 | 19 Janar 2023

Share:

Qeveria Kurti ka shkarkuar Isuf Zekajn, anëtarin e Bordit të SHSKUK-së.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë, i cili ishte e vetmja pikë në rëndin e ditës, raporton Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.

Demokracia.com e ka siguruar edhe vendimin për shkarkimin e tij.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Demokracia.com/

Të ngjashme