Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror, Drita ka aranzhuar një ndeshje miqësore ditën e enjte (sot).
“Bardhekaltrit” nën drejtimin e trajnerit të ri, Arsim Thaqi sfidohen sot nga KEK-u në një takim kontrollues, shkruan Demokracia.com.
Përballja miqësore mes Dritës dhe KEK-ut luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan dhe nis nga ora 13:00.
Drita bën gara në Superligën e Kosovës dhe është në luftë për titull të kampionit. KEK-u në anën tjetër garat i zhvillon në Ligën e Dytë./Demokracia.com/