Lajme
Këta janë deputetët e LDK-së që u kanosën, përveç Abdixhikut
Demokracia
21:06 | 18 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës është deklaruar pas raportimeve për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie. Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke e cilësuar rastin si kanosje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se përveç Abdixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Avdullah Hoti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Demokracia.com se kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për një kanosje, e cila u portretizua si atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj partie.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e Policisë së Kosovës, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, tha Kelani.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha tutje ai.

Ndryshe, Gazeta Express raportoi sonte se “po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së. Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka deponuar deklaratën e tij në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.”.

 

Të ngjashme