Sport
BBC kërkon falje për audion porno: Lineker e merr me sportivitet!
Demokracia
08:57 | 18 Janar 2023

Share:

Një episod i sikletshëm u regjistrua në BBC teksa po analizohej ndeshja e FA Cup mes Wolverhampton dhe Liverpool (0-1).

Teksa Gary Lineker dhe të ftuarit e tij flisnin për ndeshjen, në studio nisën të dëgjheshin tinguj të çuditshëm teksa me kalimin e kohës u kuptua se bëhej fjalë për një audio porno.

Një shfaqje që vijoi për 10 minuta ndërsa bëhej fjalë për një shaka nga Daniel Jarvis, një “youtuber” i famshëm i cili po ashtu njihet edhe për hyrjet e tij në fushën e lojës duke sfiduar shpeshherë security-n në stadiume. Ky i fundit nëpërmjet telefonit zbatoi planin e tij “djallëzor” duke vendosur gjithkënd në siklet teksa “shakaja pa kripë” u zbulua vetëm pasi përfundoi pjesa e parë e programit në BBC.

Këta të fundit kërkuan falje publike për atë çka ndodhi, edhe pse nga ana tjetër, Lineker shtoi se nuk kishte asnjë arsye pse televizioni të kërkonte falje, madje gjeti momentin edhe për ta ç’tensionuar situatën duke u shprehur se goli i Harvey Elliot ishte një “ulërimë” që në fakt nuk ishte e vetmja gjatë mbrëmjes. /Demokracia.com

Të ngjashme