Reperi i njohur kosovar, Getinjo natën e mbrëmshme (e hënë) është larguar nga shtëpia më e famshme e momentit në Kosovë “Big Brother Vip Kosova”.
Ai mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e famshme pasi theksoi se nuk kishte hyrë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Tutje, reperi tha se më shumë pranoi të ishte pjesë e një formati të tillë për ta njohur njerëzit më mirë, jashtë paragjykimeve dhe asaj që kishin menduar për të.|
Për largimin e tij nga BBVK ka reaguar së fundmi edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi.
“Ti je bishë vëlla”, ka shkruar Fifi.