Lajme
38-vjeçari vdes papritmas në një lokal në Prizren, Policia jep detaje
Demokracia
16:53 | 17 Janar 2023

Share:

Një 38 vjeçar ka vdekur mesnatën e së martës në një lokal në Prizren.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sot me date 17.01.2023 pak pas orës 00: 10 nga emergjenca e qytetit  në Prizren është raportuar policia se një persona gjendet ne emergjencë pa shenja jete. Nga dëshmitarët, shokët e tij është deklaruar se viktima pa pritmes ka rënë pa ndjenja në tavolinë derisa ata ishin duke qëndruar në një kafene në Prizren”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se nga mjeket dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak.

“Pas marrjes së dëshmive dhe provave në lidhshmëri me rastin , me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim Institutin e  Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, përfundoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme