Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka dhënë një tender në vlerë të afro 1 mijë eurove, për një shërbim taksie. Siç është treguar Akademia ka përdor taksi elektrik për të shkuar në Tiranë.
Nuk është dhënë ndonjë detaj apo arsye. Vetëm se nga informata që janë bërë publike, dihet se Akademikët e Kosovës kanë shkuar në Tiranë me taksi.
Qëllimi i këtij udhëtimi nga Prishtina në Tiranë dhe anasjelltas nuk është treguar, shkruan Demokracia.com.
Ajo që dihet është se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka dhënë një tender në vlerë të afro 1 mijë eurove, për një shërbim taksie.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin e shpallur në e-prokurim.
“Shërbime transporti (taxi), Prishtinë_Tiranë dhe anasjelltas. Vlera e përgjithshme e kontratës 960.00 euro. Data e nënshkrimit te kontratës: 13.01.2023. Numri i tenderëve te pranuar: 1 Emri zyrtar: Electric Mobility L.L.C”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Tutje tregohet se të gjitha procedurat e këtij tenderi kanë përfunduar për vetëm dy ditë.
“Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 11.01.2023. Data e hapjes se tenderëve: 13.01.2023. Nënshkrimi i kontratës 13.01.2023”.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, është institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve, e themeluar më 20 dhjetor të vitit 1975 në Prishtinë me ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës. Mehmet Kraja nga viti 2019 është kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./Demokracia.com/.