Kuriozitete
Hoqën dorë nga jeta në qytet për të jetuar në furgon, çifti britanik thotë se kursejnë qindra funte në muaj
Demokracia
08:57 | 17 Janar 2023

Share:

Një çift nga Liverpoli, Britani të Madhe, ka zbuluar sesi vendosën të heqin dorë nga jeta urbane për të jetuar në një furgon – që vazhdimisht është në lëvizje dhe u ndihmoi të kursejnë qindra funte në muaj.

Kennedy Lacy, 26-vjeçe dhe partneri i saj Michael Shaw filluan rrugëtimin e tyre katër vite më parë, kur dyshja blenë një furgon Volkswagen me të cilin udhëtonin vikendeve nëpër Britani, transmeton Telegrafi.

Me kalimin e kohës filloi t’ju pëlqejë kjo jetë – pran ë rrugë dhe vendosën që të zhvendosen në të dy vite më parë. Çifti më herët kishin jetuar në një shtëpi me anëtarët e tjerë të familjes.

Tani ata i kalojnë ditët duke udhëtuar nëpër Britani me shtëpinë e tyre në rrota – dhe arritën të kursejnë qindra funte të dedikuara për fatura – ku shpenzimet e tyre tani sillen nga 230 deri në 450 funte në muaj – varësisht nga shpenzimi i derivatit.

“Duke bërë kemi arritur të kursejmë qindra funte në muaj – pasi që kostoja e lartë e qirasë dhe alternative për jetë në furgon na është dukur më tërheqëse”, tha Kennedy.

Të ngjashme