Po vazhdojnë thirrjet për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas përfshirjes në skandalin 100 milionë eurosh në Slloveni.
Thirrje për shkarkim ka bërë edhe analisti i politikës, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se pushteti po “bëhet horë” me mos shkarkimin e tij.
Mushkolaj ka thënë se Qeveria po fundoset bashkë me Martin Berishaj.
“Shkarkojeni more Martin Berishajn se u bëtë horë. S’kini zgjidhje tjetër, herët a vonë. Veç sa po fundoseni – bashkë me të.” – ka shkruar ai në Facebook.