Sport
Andin Lokaj nga sot do të jetë komentator në këtë platformë televizive
Demokracia
20:13 | 11 Janar 2023

Share:

Komentatori i njohur kosovar i futbollit, Andin Lokaj nga sot i është bashkuar platformës Artmotion.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Mirë se vjen në Artmotion, Andin Lokaj” – ka shkruar Sadiku i cili ka ndarë edhe një fotografi të përbashkët me Lokajn.

Andin Lokaj deri para pak kohësh ishte pjesë e Radio Televizivionit të Kosovës për disa vite./Demokracia.com/

Të ngjashme