Në vazhdën e raportimeve nga ana e gazetës së njohur sllovene “Prava” për financimet e dyshimta të shefit të ekzekutivit kosovar, Albin Kurti nga GEN-i, qeveria ka zgjedhur të mos flas për skandalin, por të tentoi diskreditimin e këtij medium, mediave në Kosovë dhe opozitën.
Zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, nëpërmjet një postimi në Facebook është përpjekur të jap leksione mbi atë se si duhet të raportohet, ndërsa ka pasur kritika edhe për gazetarin slloven, autorin e tekstit, Luka Pers, mediat kosovare dhe opozitën, shkruan Demokracia.com.
“Luka Pers, njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Shpërndarja e këtij “lajmi” nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Twitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme. E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare”, thuhet në postimin e Krasniqit.
“Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Twitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, përfundon postimi i zëdhënësit të Kurtit.
Gazeta Prava në një raportim të fund implikon Kurtin në një megaskandal financiar, ku shkruan rreth filialit të GEN-It në Tiranë, tek e cila raportohet të jenë transferuar 14 milionë euro nga kompania amë në Slloveni. /Demokracia.com/
LEXONI EDHE: