Lajme
Bashkohen figura të larta të UÇK-së në Kleçkë: Të bashkuar themi që liria ka emër
Demokracia
22:53 | 09 Janar 2023

Share:

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, si dhe disa figura të larta të UÇK-së janë mbledhur sonte në një odë të Kleçkës.

Lushtaku ka shkruar se Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri.

“Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK.”, ka shkruar Lushtaku.

Edhe Gani Koci ka shkruar se vetëm të bashkuar mund t’i davarisim retë e zeza mbi Kosovën.

“Vetëm të bashkuar, si dikur, mund t’i davarisim këto re të zeza që po sillën në Kosovë dhe rreth Kosovës”, ka shkruar Koci.

Të pranishëm në Kleçkë ishin edhe Shukri Buja, Jetullah Geci, Adem Grabovci, Isni Kilaj, etj. /Demokracia.com/

Të ngjashme