Lajme
Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë, i sekuestrohen dy armë zjarri
Demokracia
15:42 | 09 Janar 2023

Share:

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se puna e hetuesve të stacionit policor qendra, ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe tre laptopa.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për  vjedhje të rëndë, i sekuestrohen dy armë zjarri

Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, menjëherë pas raportimit të një rasti të vjedhjes së rëndë, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar.

Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  ka vazhduar edhe me kontrollin e vendbanimit të personit të dyshuar, ku kanë gjetë dhe sekuestruar :

-dy armë zjarri

– tre laptopa etj.

Ndaj personit të dyshuar:

– D.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është inicuar rast për veprat, vjedhje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të armëve.

I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme