Sport
Fitorja e Barçës mbeti “nën hije” pas përleshjes së dy futbollistëve mbrëmë në “Wanda Metropolitano”
Demokracia
12:16 | 09 Janar 2023

Share:

Futbollistët e Barcelonës kanë festuar mbrëmë fitoren ndaj Atletico Madridit 0:1 në “Wanda Metropolitano”.

Katalunasit regjistruan fitore të rëndësishme mbrëmë duke “blinduar” kreun e tabelës me 41 pikë, tre më shumë se Real Madridi, shkruan Demokracia.com.

Fitorja e madhe e Barcelonës u la “nën hijen” e një incidenti gjatë ndeshjes.

Në një moment, sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres dhe mbrojtësi i Atletico Madridit, Stefan Saviq patën një përleshje në fushë.

Pas një dueli, dyshja janë përleshur dhe më pas morën karton të kuq.

Për më shumë, video në vazhdim./Demokracia.com/

Të ngjashme