Një grabitës në Huston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vra nga një klient brenda restorantit të premten në mbrëmje, sipas një njoftimi nga Departamenti i Policisë së Houstonit, raporton “ABC”.
Sipas Policisë, një person i armatosur hyri me maskë brenda restorantit, duke kërkuar para nga klientët. Teksa ai po largohej, njëri prej klientëve qëlloi grabitësin.
Ngjarja është kapur nga kamerat e restorantit.
I dyshuari që shtiu mbi grabitësin pasi kreu vrasjen, ua ktheu paratë të gjithë klientëve.