Mërgimtarët që ishin në Kosovë për festat e fundvitit, kanë filluar që të largohen për në Perëndim, aty ku jetojnë dhe veprojnë.
Kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve pritjet më të larta janë në pikën kufitare të Merdarës, ku pritjet janë deri në gjashtë orë.
Ndërsa me pritje mërgimtarët janë duke u ballafaquar edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku deri në tri orë po presin për të dalë nga Kosova.
Në pikën kufitare të Multivodës, pritjet janë deri në dy orë, teksa në vendet tjera situata është më e qetë.