Lajme
Plagosja në Shtërpcë, reagon Bashkimi Evropian
Demokracia
07:58 | 07 Janar 2023

Share:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja e dënon ashpër plagosjen që ka ndodhur në Shtërpcë gjatë pasdites së të premtes.

Stano në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se është e rëndësishme që institucionet e Kosovës të bëjnë një hetim të plotë për këtë krim të neveritshëm dhe që drejtësia të vihet në vend.

Ai ka uruar shërim sa më të shpejtë për dy të plagosurit, njëri fëmijë dhe tjetri një burrë i ri.

“BE me vendosmëri dënon plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të vendoset. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano.

Të ngjashme