Policia e Kosovës e ka hequr barrikadën e vendosur në fshatin Gotovushë që të shpie për në qytetin e Shtërpcës.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Ai ka thënë se rruga është liruar tashmë për qarkullim.
Barrikada u vendos si shenjë revolte ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë. /Demokracia.com/