Lajme
“Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”| Në Zubin Potok serbët brohorasin kundër Petar Petkoviqit dhe krerëve të Listës Serbe
Demokracia
19:06 | 06 Janar 2023

Share:

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Siç raporton “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije për Rashkë-Prizren, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviqin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zubin Potok INFO (@zubinpotokinfo)

Të ngjashme