Lajme
Vetaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, Policia jep detaje
Demokracia
22:42 | 05 Janar 2023

Share:

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan, rreth orës 20:00, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, deklaroi Ahmeti.

Të ngjashme