Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se duhet të veprohet për ikjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet të rriten pagat në sektorin publik e privat.
Veç kësaj, ai shtoi se duhet përmirësim i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.
Rrahmani ka kërkuar edhe investime në shëndetësi dhe arsim.
Postimi i plotë:
Sot më shpejtë se kurr duhet të veprojmë…
-rritjen e pagave në sektorin publik e privat;
-përmirësimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat;
-investimet në shëndetësi dhe arsim.
Këto janë masat që duhet urgjentisht të merren për të ndalur ikjen e profesionistëve dhe fuqisë punëtore të fushave të ndryshme jashtë vendi.