Skuadra Al Nassr tashmë e njohur në gjithë botën falë transferimit të Cristiano Ronaldos duhet të presë edhe 24 orë për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Al Ta’ee.
Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet sot, por klubi i Al Nassr ka njoftuar se ndeshja shtyhet shkaku i problemeve me rrymën dhe shiut të madh.
“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe kushteve të motit që kanë ndikuar në rrymën e stadiumit, zyrtarisht jemi njoftuar se ndeshja e sotme kundër Al Ta’it është shtyrë për 24 orë.
Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e shkaktuara për fansat dhe u urojmë të gjithëve udhëtime të sigurta”, shkruan klubi.
Due to heavy rain and weather conditions impacting the stadium’s electricity, we have been officially informed that tonight’s match against Al Ta’i is postponed for 24 hours.
We apologise for any inconvenience caused to fans and wish everyone safe travels. https://t.co/TKIOQK8Oqo
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 5, 2023