Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm u panë pjesëtarë të Policisë dhe një veturë që duket e djegur.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmti.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Përkohësisht, qarkullimi i automjeteve në këtë magjistrale u bllokua.
Më poshtë pamjet: