Sport
Cana mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Demokracia
17:31 | 03 Janar 2023

Share:

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkutjimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Cana këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

“Mbështes nismën e Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur’ që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit”, ka shkruar ai.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka shprehur mirënjohjen për kapitenin Lorik Cana për mbështetjen e rëndësishme që i ka dhënë lulëkuqes.

“I është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë”, ka shkruar Qendra./Demokracia.com/

Të ngjashme