Milani ka nënshkruar zyrtarisht me portierin kolumbian, Devis Estiven Vasquez Llach, shkruan Demokracia.com.
“Gardiani” nga Kolumbia ka nënshkruar me “Rossonerët” deri në verën e vitit 2026.
Portieri është transferuar te Milani nga ekipi kolumbian Club Guarani.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Devis Estiven Vásquez Llach është bashkuar me kuqezinjtë në baza të përhershme nga Club Guaraní. Portieri ka nënshkruar një marrëveshje me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Official Statement: @devisvasquez01 ➡️ https://t.co/gPsBZq4g0L
Comunicato Ufficiale: Devis Vásquez ➡️ https://t.co/NOdBRcnJ6x
#ReadyToLeaveAMark #SempreMilan pic.twitter.com/O4ZlHtd50m— AC Milan (@acmilan) January 3, 2023
I lindur në Barranquilla të Kolumbisë, Devis bëri debutimin e tij në ekipin e parë me Guaranín në vitin 2021 dhe vazhdoi me 28 paraqitje për skuadrën paraguaiane në ligë dhe tre në Copa Libertadores.
Ai ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 77./Demokracia.com/