Trajneri i skuadrës arabe Al Nassr, Rudy Garcia së fundmi bëri bujë në një konferencë për shtyp, kur iu bë një pyetje nga gazetarët për Cristiano Ronaldon.
Para se të konfirmohej zyrtarisht transferimi i Ronaldos, Garcia u kërkua të komentonte ardhjen e portugezit dhe të gjithë mbetën të mahnitur pas fjalëve të tij.
“Ronaldo? Fillimisht doja të sillja Leo Messin direkt nga Doha”, tha Garcia dhe më pas filloi të qeshte, përcjell Demokracia.com.
Al Nassr coach, Rudi Garcia, asked about Ronaldo before the official announcement: “I wanted to bring Messi from Doha.”
— The Football Index 🎙 ⚽ (@TheFootballInd) December 31, 2022
Garcia iu referua edhe zërave se Al Nassr do të tentojë të sjellë Sergio Ramos dhe Luka Modriq në verë.
“Ne kemi synimet tona, por nuk mund të flas për lojtarë të tjerë, si dhe futbollistë që nuk janë pjesë e ekipit tim”, tha francezi./Demokracia.com/