Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka bërë një reagim në Twitter pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri.
Sipas tij, diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Diplomati spanjoll shtoi se shuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.
Pas kësaj, ai tha se ‘kemi nevojë për përparim urgjent në dialog’.
“Mirë se vini lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. BE e madhe, SHBA dhe NATO_KFOR punë ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, shkroi ai
Pak më parë, ka nisur largimi i barrikadave në fshatin Rudare, i cili gjindet në Zveçan.
Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.