Sport
Isco befason botën e futbollit, zyrtarizohet te klubi i ligës së dytë spanjolle
Demokracia
12:16 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Fransico Alarcon Isco e ka ndryshuar klubin në mënyrë befasuese. Mesfushori spanjoll, Isco është zyrtarizuar te skuadra e Ligës së dytë spanjolle, Union Melilla.

Ditë më parë Isco dhe Sevilla ndërprenë bashkëpunimin e tyre.

Arsyeja e largimit të spanjollit nga klubi andaluzian ende është e panjohur.

Megjithatë, tashmë mesfushori ka një ekip të ri, ai ka kaluar në ekipin e ligës së dytë spanjolle, Union Deportiva Melilla.


Kjo lëvizje e tij duket shumë befasuese, duke marrë parasysh cilësitë e tij dhe faktin që për shërbimet e tij më herët janë interesuar shumë skuadra të mëdha evropiane.

Të ngjashme