Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero.Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.
“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësja periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar”.“S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka deklaruar Hoxha në RVD.