Lajme
Policia po heton djegien e dy kamionëve të vendosur në barrikadë te “Kërrshi i Dudës”
Demokracia
09:35 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy kamionëve gjatë natës në veri të vendit.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.”, është bërë e ditur nga PK.

Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij.

Kamionët, që kanë shërbyer si një nga 13 barrikadat në veri, kanë penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë. Barrikadat janë paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte), ndërsa është thënë se deri të premten mund të largohen tërësisht.

 

Të ngjashme