Lajme
Presidenti meksikan rezulton pozitiv me Covid-19
Demokracia
08:07 | 25 Janar 2021

Share:

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador ka njoftuar se ka dalë pozitiv me Covid-19. 

67-vjeçari tha në Twitter se simptomat e tij ishin të lehta dhe se ai ishte “optimist” pas diagnozës, raportojnë mediat e huaja.

Zhvillimi vjen ndërsa Meksika përballet me një rritje të infeksioneve, me vdekje afër 150,000.  

López Obrador thotë se ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, duke përfshirë të folurit me Presidentin Vladimir Putin në lidhje me blerjen e një vaksine të prodhuar nga Rusia.

Presidenti meksikan tha vitin e kaluar se do provonte dhe do merrte 12 milionë doza vaksinës prodhuar nga Rusia, nëse rezulton e efektshme./Demokracia

  

Të ngjashme