Prej disa kohësh pritet nënshkrimi i Cristiano Ronaldos për Al Nassrin e Arabisë Saudite. Djali i tij, Cristiano Jr zakonisht ndiqte hapat e babait, por erdhi koha që rrugët e tyre të ndaheshin.
Cristiano Jr, 12-vjeçar, u largua nga akademia e Manchester United sapo babai i tij ndërpreu kontratën me “Djajtë e Kuq” dhe duke qenë se ai dëshiron që djali i tij të jetë në mesin e bashkëmoshatarëve më të mirë, portugezi do ta dërgojë Juniorin atje ku bëri sukseset më të mëdha, tek Real Madridi, raportojnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com.
Me 450 gola, Ronaldo është futbollisti më efektiv në historinë e Real Madridit dhe djali i tij do të përpiqet të ndjekë hapat e babait të tij.
“Dua që djali im të jetë futbollist. Unë jam një futbollist, mendoj se ai ka diçka atletike në vete, ai është një sportist i madh”, kishte deklaruar Cristiano Ronaldo kohë më parë rreth të ardhmes së djalit të tij në futboll.
Cristiano Jr shënoi 50 gola për ekipin U14 të United dhe e vuri veten “në radarin” e shumë klubeve./Demokracia.com/