Lajme
Grenell: Protestuesit e arrestuar serbë duhet të lirohen
Demokracia
19:30 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një reagim pas situatës në veri dhe bllokimit të Merdares për hyrje-dalje, të martën mbrëma.

Sipas tij, thjesht duke thënë “deeskalim” nuk është e mjaftueshme, pasi shtoi se deklarata e përbashkët mes ShBA-së dhe BE-së është shumë e butë.

Poashtu, ai tha se “ne kemi nevojë që lidershipi amerikan të jetë specifik”.

Ish-ambasadori amerikan në Berlin tha se të gjithë serbët e arrestuar në veri të Kosovës që kanë protestuar duhet të lirohen ‘urgjentisht’.

“Këtu janë specifikat: Tani që Pantic është transferuar në arrest shtëpiak… Të gjithë serbët e arrestuar që protestonin në mënyrë paqësore duhet të lirohen, forcat speciale në veri duhet të respektojnë nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit dhe në të njëjtën kohë qeveria e Serbisë të kërkojë heqjen e barrierave”, ka shkruar ai në Twitter.

Postimi i plotë:

Të ngjashme