Lajme
Marrëveshje e fshehtë Kurti – Vuçiq? | Si është e mundur, mediat serbe e dinin më herët se do të lirohet Dejan Pantiq?
Demokracia
18:23 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Rreth dy orë para se t’i ndryshohej masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, mediat e pushtetit në Serbi raportuan se Dejan Pantiq do të lirohet.

Dhe ashtu siç u raportua në Serbi edhe ndodhi. Mirëpo, shtrohet pyetja si ishin të informuara  mediat e Vuçiqin se çfarë do të ndodhte me Pantiqin ende pa u bërë publik vendimi i Gjykatës?

A pati marrëveshje për lirimin e tij? Shtoja këtu edhe deklaratën e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së që u lëshua menjëherë pas njoftimit për lirimin e Pantiqit ku bëhet thirrje për dialog politik për zgjidhjen e problemeve, shkruan Demokracia.com.

Dyshime për marrëveshje të fshehtë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ka edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi ka komentuar zbutjen e masës së sigurisë për ish-policin Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest-shtëpiak.

Krasniqi tha se ky vendim mund të ndërlidhet me një marrëveshje të fshehtë të Qeverisë, në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri.

Sipas tij, nëse ekziston diçka e tillë atëherë Qeveria duhet që ta arsyetojë këtë vendim, duke shtuar se kryeministri Albin Kurti nuk ka nevojë të fshihet, por duhet të tregohet i sinqertë me qytetarët.

Polici Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në vendkalimin kufitar Jarinje si i dyshuar për sulm me bomba në zyrat e KQZ-së në veri të Mitrovicës. Ai i mbajt në një kontejner të Policisë së Kosovës në veri pa mundur të sillej në Gjykatën Themelore të Prishtinës. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme