Sport
Zyrtare: Muslija e rinovon kontratën me Paderbornin
Demokracia
15:45 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, ka rinovuar kontratën me klubin e tij, Paderborn.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë gjermanët, duke njoftuar në rrjetet sociale se është vazhduar bashkëpunimi me 24 vjeçarin edhe për sezonin e ardhshëm.

Muslija është aktivizuar në 17 të ndeshje në Bundesliga 2 këtë edicion, duke realizuar dy gola dhe po aq asistime.

Muslija njihet si një nga lojtarët më të shpejtë në ndeshjen e Paderborn në mesfushë.

“Florenti është bërë një faktor i rëndësishëm në mesfushën tonë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme teknike dhe stilin e tij miqësor ndaj ekipit. Prandaj jemi shumë të lumtur që arritëm të biem dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në një fazë të hershme,” ka deklaruar Robin Trost pas vazhdimit të kontratës./Demokracia.com/

Të ngjashme