Situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar. Po bëhen gati tri javë që kur rrugët në veri të vendit u barrikaduan nga grupe kriminale serb.
Por, mes tensionesh një ministër i rëndësishëm i kabinetit të Albin Kurtit nuk është në Kosovë.
Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Burime të Demokracia.com kanë bërë të ditur se Mehaj nuk gjendet në Kosovë.
Ai nuk u pa sot as në kazermën e FSK-së në Istog ku presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalimin vjetor para ushtarëve të FSK-së.
Nuk dihet nëse Mehaj ka shkuar për festat e fundivitit në Norvegji te familja e tij. /Demokracia.com/
/