Bebe Rexha do të lansojë albumin e saj ‘Better Mistakes’ më 7 maj
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka një surprizë për fansat e saj.
Ajo ka përgatitur albumin e saj të ri, të titulluar ‘Better Mistakes’, i cili do të lansohet më 7 maj të këtij viti, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e bëri të ditur këngëtarja përmes një video në rrjetin social Twitter.
Rikujtojmë se para disa ditësh kënga e Bebe Rexhës ‘Meant to Be’ arriti plot një miliard dëgjime. /Demokracia.com/