Lajme
DOKUMENT | Qeveria nesër diskuton për strehimin e gazetarëve afganë dhe njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Britania e Madhe
Demokracia
17:46 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës do të mblidhet nesër në ora 10:00. Në këtë mbledhje kabineti qeveritar do të shqyrtojë 36 pika të rendit të ditës. 

Qeveria e Kosovës nesër do të themelojë një Ndërmarrjes Publike Lokale Eko Sig Sh.A në Pejë.

Nesër kabineti i Albin Kurtit do të ndajë mjetet financiare për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani të cilëve do t’u ofrohet mbrojtje e menjëhershme.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 116 të Qeverisë.

Përveç miratimit të ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 108 dhe 110, Qeveria do të shqyrtojë Projektligjin për Arsimin e Lartë, shqyrtimin e Projektligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, shqyrtimin e projekt-rregullores për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Po ashtu Qeveria në këtë mbledhje do të shqyrtojë Projekt-udhëzimin e Administrativ për Mënyrën dhe Procedurat e Shitjes dhe Dhënies me Qira të Pasurisë së Luajtshme dhe të Paluajtshme të Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Mes tjerash në mbledhjen e 116-të do të shqyrtohet Propozim-vendimi me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës jep mendim dhe pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarit jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Tjetër pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Kalendarit Vjetor të Përkthimit 2023 të ascuiq së BE-së.

Gjithashtu, qeveria do të shqyrtojë propozimin e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për pranimin e pesë gazetarëve nga Afganistani.

Pos ndarjes së mjeteve ata do të shqyrtojnë Propozim-vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesë gazetarë nga Afganistani.

Pika e dhjetë e rendit të ditës do të jetë propozim-vendimi për shqyrtimin Publik dhe Planin për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore.

Tjetër pikë është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Mekanizmit ndërinstitucional për zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar.

Qeveria po ashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për vazhdimin e mandatit të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.

Po ashtu do të shqyrtohet propozimi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete për themelimin e Komisionit për Ankesa.

Pika e 14-të e rendit të ditës është shqyrtimin i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare Ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Mekanizmin e Mbrojtjes civile të BE-së.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhjeje do të jetë shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për njohjen e patentë shoferëve.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe shumë pika të tjera të cilat i gjeni në dokumentin në vijim.

Të ngjashme