Lajme
Hoti: Ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë po ndodh atje
Demokracia
21:29 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar ndaj sulmit të së hënën ndaj ekipit televiziv të Klan Kosovës në Veriun e Kosovës.

Këtë sulm, Hoti e ka quajtur si të papranueshëm.

”Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme. Ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë po ndodh atje. Mirënjohje ndaj gazetarëve që po raportojnë nga vendi i ngjarjes”, ka shkruar Hoti.

Gazetarët janë sulmuar vazhdimisht këto ditë në Veriun e Kosovës.

 

Të ngjashme