Sport
VIDEO | Familja e Peles festoi Krishtlindjet në spital, gjendja shëndetësore e legjendës po përkeqësohet
Demokracia
14:36 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Familja e Peles ishte mbledhur rreth shtratit të tij në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo për të festuar Krishtlindjen, ndërsa shëndeti i legjendës së futbollit vazhdon të përkeqësohet.

Legjenda e Brazilit, 82 vjeç, u ripranua në spital në fund të nëntorit pasi raportohet se kishte ënjtje në të gjithë trupin, probleme me zemrën dhe ‘konfuzion mendor’, përcjell Demokracia.com.

Atij iu hoq një tumor i zorrës së trashë në shtator të vitit 2021 dhe javën e kaluar, mjekët thanë se kanceri i Peles kishte avancuar dhe deklaruan se ai ishte nën “kujdes të lartë” lidhur me “mosfunksionimet e veshkave dhe zemrës”.

Asnjë deklaratë tjetër spitalore nuk është publikuar që atëherë, por familja e Peles, përfshirë një nga vajzat e tij, Kely Nascimento dhe djali i tij, Edson Cholbi Nascimento, kanë postuar pamje nga spitali./Demokracia.com/

Të ngjashme