Lajme
Ekipi i KFOR-it sulmohet me armë në Zubin Potok, nuk ka të lënduar
Demokracia
22:32 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Ekip i KFOR-it është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Zubin-Potok. 

Demokracia.com mëson se një ekip i KFOR-it është sulmuar me armë zjarri këtë mbrëmje në Zubin Potok, derisa nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Më herët, në faqen zyrtare të Zubin Potokut u publikua një video ku dëgjoheshin të shtëna me armë dhe një shpërthim.

Demokracia.com ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Demokracia.com do t’ju mbajë të informuar.

LEXO EDHE:

Raportohet për të shtëna armësh dhe shpërthim në Zubin Potok

Të ngjashme