Sport
Fjalët e Simonovskit në shqip, momentet më të mira dhe të vështira – Drita uron festat e fundvitit me një video interesante
Demokracia
20:14 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Klubi i Futbollit Drita ka uruar festat e fundvitit përmes një video të publikuar në faqen zyrtare.

Si edhe në rastet tjera, Drita ka zgjedhur që festat e fundvitit t’i urojë me anë të videove interesante, protagonistë të së cilës ishin futbollistët dhe trajneri i përkohshëm Afrim Shahini, shkruan Demokracia.com.

I pari që mori fjalën për të uruar ishte pikërisht Shahini. Pas tij, futbollistët sfidonin njëri-tjetrin me pyetje interesante.

Me këtë rast, sulmuesi maqedonas, Marko Simonovski u sfidua të thoshte tri fjalë në gjuhën shqipe.

Mëposhtë mund ta shikoni videon e plotë./Demokracia.com/

Të ngjashme