Rita Ora është e lumtur për dedikimin që i është bërë asaj.
Në qytetin e Ferizajit në Kosovë, është duke u pikturuar një mural dedikuar këngëtares me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.
Në atë mural shfaqet një fotografi e Ritës me veshje kombëtare, në videokiplin e saj të fundit ‘Bang’, shkruan Demokracia.com.
Veshja e këngëtares u komentua shumë, dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët.
Për këtë ka reagur vetë këngëtarja e cila ka shpërndarë një postim të muralit në instastory duke shkruar: “Wow, më keni lënë pa fjalë me këtë”.
Rita Ora vazhdimisht flet për vendlindjen e saj, dhe gjithashtu videoklipi i këngës “Shina ya Light” është xhiruar në Kosovë. /Demokracia.com/