Lajme
Kievi i përgjigjet Putinit: Rusia nuk dëshiron negociata
Demokracia
14:36 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se Vladimir Putin “duhet të kthehet në realitet” pasi udhëheqësi rus pretendoi se Moska ishte gati për negociata.

Është “e qartë” se Rusia “nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, shkroi Podolyak në Twitter.

Më herët, Vladimir Putin duke folur  për televizionin shtetëror Rossiya 1, tha se janë të gatshëm që të diskutojnë me Ukrainën për të gjetur një paqe të pranueshme.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata, nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, po ata.”

Të ngjashme