Lajme
Pas vrasjes së tre kurdëve, në Paris shpërthejnë protestat
Demokracia
17:44 | 24 Dhjetor 2022

Share:

Pas vrasjes së tre kurdëve nga një 69-vjeçar, në Paris kanë shpërthyer protestat, ku protestuesit kanë përmbysur makina e i kanë vënë flakën disave.

Policia u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit u përpoqën të çanin kordonin e sigurisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se policia po vazhdon që të marrë në pyetje 69-vjeçarin, i cili e pranoi se ishte racist, ndërsa bëhet e ditur se i njëjti është liruar me kusht vetëm disa ditë para sulmit të sotëm.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025